Analisti politik Ylli Hoxha ka komentuar dorëheqjen e Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, duke theksuar se vendimi i tij pasoi mungesën e intuitës në Drenas dhe se lideri i ri i partisë do të ketë detyrë ta rikthejë Ramiz Lladrovcin në parti.
Hoxha në Debat Plus, ka vlerësuar se fitimet dhe rezultatet e arritura gjatë mandatit të Krasniqit, përfshirë fitoren në Mitrovicë me kandidimin e Bedri Hamzës dhe sukseset në disa komuna në 2021, e bëjnë Krasniqin të mos dalë “kokë ulur” nga partia.
Sipas tij, problemi kryesor ka qenë mungesa e intuitës karshi Ramiz Lladrovcit dhe situatës në Drenas, që e çoi te vendimi i gabuar.
“Unë nuk besoj se do të bëhet ndryshim i madh në PDK, do të ketë pak një përpjekje për të ndërtuar këtë kohezion të munguar gjatë zgjedhjeve lokale. Lideri i ri do të ketë për detyrë që ta rikthejë Lladrovcin,” ka deklaruar Hoxha në emisionin Debat Plus.
