Lideri i ri suprem i Iranit zotohet të vazhdojë të bllokojë Ngushticën e Hormuzit

Lideri i ri suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se Irani duhet të vazhdojë të përdorë “mjetin e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit”.

Ai ka theksuar se Irani ka një politikë “miqësie” me vendet fqinje, por paralajmëroi që ato të mbyllin bazat amerikane, të cilat Irani do të vazhdojë t’i synojë.

Kjo është hera e parë që dëgjohet zëri i tij zyrtar që kur u emërua pasardhës i babait të tij, udhëheqësit të ndjerë Ali Khamenei.

Emërimi i Mojtaba Khameneit si lider suprem u bë nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit dhe është publikuar në mediat shtetërore.

Ndërkohë, Ushtria Izraelite (IDF), ka njoftuar se ka vëzhguar raketa të nisura nga Irani drejt territorit të Izraelit dhe po përdor sistemet e mbrojtjes për t’i interceptuar këto kërcënime.

Khamenei: Irani do të “hakmerret” për qytetarët e vrarë në luftë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika