Ligjëruesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster, Aidan Hehir, ka thënë se vërehet dallim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit edhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqt. Sipas tij, Kurti është konstruktiv në qëndrime, ndërsa Vuçiqi jo.

“Krahasoni qëndrimin konstruktiv të Kurtit me atë të Vuçiqit”, ka shkruar në Twitter  ligjëruesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster, Aidan Hehir.

Vuçiq, sipas Hehir, kishte deklaruar se nuk do të pranojë disa pjesë të marrëveshjes së Ohrit.

“Ua kam thënë qartë se cilat [pjesë të marrëveshjes] nuk do t’i pranojmë. Të gjithë ata. Macron, Scholz dhe Blinken…Ata më shohin duke qenë vendimtar, duke i parë në sy dhe duke e thënë drejtpërdrejt këtë dhjetë herë”, kjo ishte deklarata e Vuçiqit sipas Hehirit, teksa e krahason me qëndrimin e Kurtit.

“Ne kemi harxhuar 2 vitet e fundit në Bruksel, duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër [Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi zyrtarisht për marrëveshjen [arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.

Compare Kurti’s constructive position to Vucic's…

“I have clearly told them which [parts of the agreement] we will not accept. All of them. Macron, Scholz, & Blinken…They see me being decisive, looking into their eyes and directly saying that ten times”. https://t.co/Ak0po0c4wL

— Aidan Hehir (@FarCanals) April 16, 2023