Ligji i pagave mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

Nëse ligji i pagave, bëhet i plotfuqishëm nga Kuvendi i Kosovës në këtë format, pa përfshirjen e veteranëve, mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se veteranët mund të kenë të drejtë në Gjykatë, por ndryshe nga IKD, mendon një jurist

Ligji i pagave mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

Qysh nga 2017-ta, veteranët marrin pension prej 170 eurosh. Por, shumica parlamentare, e kryesuar nga Vetëvendosje, të martën në lexim të parë miratoi projektligjin për pagën minimale, ku veteranët nuk janë të përfshirë.

Ndërsa, mos përfshirja e tyre mund ta dërgoj këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, veteranët nëpërmjet Avokatit të Popullit ose një grupi të deputetëve, mund të bëjnë një gjë të tillë dhe vendimi i Gjykatës të jetë në favorin e tyre.

“Edhe përkundër faktit që qeveria nuk i përfshinë në ligjin për pagën minimale jam i sigurt që ky ligj nesër mund të kontestohet në Gjykatën kompetente  sepse nëse kjo çështje nuk është e rregulluar në bazë të normës që ka pasur qeveria nuk mundet që veteranët të vuajnë për nga mos veprimi i qeverisë. Nëse Avokati i Popullit mund të bëjë ankesë ndaj statusit të veteranit e jo ndaj pagës minimale Gjykata do të mund të vendos gjithmonë në favor të veteranëve dhe të gjithë atyre që i është e njohur kjo e drejtë”, ka deklaruar Miftaraj.

Por, mendim ndryshe nga Miftaraj ka avokati Arbër Jashari. Ai ka thënë se nuk mund të pretendohet në këtë rast për shkelje kushtetuese.

“Kemi pas në ligjin në vitin 2014, ku thuhet se veteranët duhet të kenë një pagë mujore sa është paga minimale në Kosovë, dhe kjo dispozite në vitin 2017 është shfuqizuar në vitin 2017. Si jurist nuk mendoj që ka një shkelje kushtetuese në këtë ligjin e ri për pagat, që është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo kjo mbetet të shihet”, ka thënë Jashari.

Në vitin 2014, në Ligjin për Veteranët, neni 18 kishte përcaktuar që pensioni i veteranit nuk mund të jetë më i ulët se paga minimale.

Por, në plotësim ndryshimin e këtij ligji në vitin 2017, neni 18 ishte shfuqizuar dhe ishte bërë kategorizimi i pensioneve por që kjo nuk është zbatuar asnjëherë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika