Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap

Projektligji për huanë ushtarake prej 302 milionë dollarësh nga SHBA, PD publikon video ku pretendon se Agron Shehaj mori kopjen e marrëveshjes

Pas miratimit me procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të projektligjit për huanë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për pajisje ushtarake, deputetëve u është vënë në dispozicion kopja e marrëveshjes për t’u njohur me përmbajtjen e saj para seancës së paraparë të mbahet sot në orën 15:00.

Bëhet fjalë për një dokument të klasifikuar, për të cilin deputetët duhet të nënshkruajnë deklaratë konfidencialiteti, në përputhje me rregullat në fuqi, përpara se ta lexojnë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka publikuar një video, për të cilën pretendon se shfaq deputetin Agron Shehaj duke hyrë në ambientin ku ishte vendosur dokumenti, duke marrë kopjen e marrëveshjes dhe duke u larguar menjëherë prej aty.

Lidhur me këtë video dhe pretendimet e ngritura, deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga Agron Shehaj.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika