Ligji për pagën minimale nuk ka shkuar ende në presidencë për dekretim

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë, ligji për pagën minimale ende nuk ka shkuar në zyrën e Presidentes së Kosovës për dekretim. Nga zyra e presidentes kanë bërë të ditur se pasi të marrin dokumentin, e para e shtetit do të vendosë të dekretojë ose jo ashtu siç kanë kërkuar veteranët e UCK-së që nuk janë përfshirë në këtë ligj. Lidhur më këtë çështje, njohësit e çështjeve politike, thonë se kjo kategori po përdoren nga partitë politike për interesa ditore

Zyra e Presidentes së Kosovës është shpresa e fundit për veteranët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Nga Presidentja Vjosa Osmani  ata vazhdojnë të kërkojnë njëjtë sikurse të shtunën në protestë që mos të dekretojë ligjin që la jashtë përfitimit të pagës minimale këtë kategori.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan ligjin për pagën minimale i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në presidencë.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Derisa rekomandohet që Osmani të mos këtë ligj, profesori Milazim Krasniqi thotë se më këtë veprim partia në pushtet ka cak zgjedhjet e reja.

“Listat e fryra të Veteranëve janë shfrytëzuar nga Vetëvendosje për ta luftuar UCK-në dhe partitë opozitare që janë dal nga lufta dhe është krijuar një histeri kundër tyre. Miratimi i ligjit pa respektua as një konsensus dhe pa pranin e  opozitës është shenjë e kësaj hakmarrje të çuditshme”, tha Milazim Krasniqi-Profesor.

Analisti Gazmir Raci thotë se kategoria e veteranëve të luftës së UÇK-së, po përdoret për interesa ditor nga partitë politike.

“Fatkeqësisht veteranet po keqpërdoren për interesat ditore politike, ata që dikur kanë qenë në pushtet kanë pas mandatin më zgjidh këtë problem dhe nuk e kanë bërë duke thelluar më shumë këtë problem. Edhe në atë botë veteranët janë lanë jashtë ndërlidhjes më pagën minimale, kështu që problem është histerik”, ka thënë Gazmir Raci-Analist.

Të enjten e 13 korrikut, ligji për pagën minimale morri 60 vota për e një abstenim. Në parim për herë të parë ky ligj ishte miratuar me 14 qershor 2022, por që më vonë shqyrtimi i këtij dokumenti u pezullua nën arsyetimin se po synohej konsensusi veçmas me veteranët e UÇK-së, që projektligji nuk ua garanton pensionin në masën e pagës minimale e që me këtë ligj të ri parashihet të jetë 264 euro.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika