Lija e majmunëve, çka është dhe a rrezikohet Kosova?

Prej kohësh në disa shtete evropiane dhe në SHBA është shfaqur një sëmundje infektive e quajtur Lija e Majmunëve. E sipas infektologëve në Kosovë kjo sëmundje bën pjesë në familjen e Variola Verës dhe Lisë së Ujit. Ata thonë se Kosova nuk do të jetë imune nga infektimi por se kjo sëmundje nuk është agresive dhe në rastin më të keq simptomat zgjasin 2 javë

Ilustrim

Pas dy vite punë intensive të mjekëve në luftë kundër një virusi të njohur si Covid 19, situata në Klinikën Infektive në QKUK duket e qetë.

Mirëpo ka gjasa që kjo klinikë mund të pranojë raste të reja infektimi, por nga një sëmundje tjetër infektive.

Bëhet fjalë për “Lijën e Majmunëve” e cila është paraqitur në disa shtete të Evropës Perëndimore, duke përfshirë edhe shtetin ballkanas të Sllovenisë.

E infektologu Nderim Hasani, thotë se vendi ynë nuk është përballur asnjëherë me këtë virus, por se ai është në të njëjtën familje virusësh me variola verën dhe linë e ujit.

Infektologu, Nderim Hasani

Ndërsa Hamdi Ramadani thotë se kjo sëmundje infektive ka mundësi shumë shpejtë të shfaqet edhe në Kosovë.

Por sipas Ramadanit, rreziku nga “Lija e Majmunit” nuk është edhe aq e madhe, dhe se në rastin më të keq, pacientët shërohen brenda 14 ditësh.

Hamdi Ramadani

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se tashmë është përpiluar dokumenti me rekomandime dhe masa kundër lisë së majmunëve.

Sipas kësaj ministrie, vaksinë kundër kësaj sëmundje nuk ka, por se ka vaksina që luftojnë linë dhe që kanë efekt pozitiv edhe në luftimin e lisë së majmunëve.

IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja.Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.

Kjo sëmundje infektive e ka prejardhjen nga Afrika, dhe deri më tash në SHBA dhe në Evropë janë raportuar mbi 100 raste infektimi.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika