Lia e majmunëve “nuk do të jetë si COVID-19”

Një virus që e ka prejardhjen nga kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusesh si sëmundja e lisë

Lija e majmunëve
Lija e majmunëve

Shumica e rasteve të identifikuara me linë e majmunëve tek njerëzit ka qenë në Afrikën qendrore dhe perëndimore, dhe përhapja ka qenë relativisht e kufizuar.

Por, së fundi, Spanja konfirmoi gjithsej 142 raste pozitive të lisë së majmunëve me 1 qershor.

22 më shumë se sa u raportuan ditë më parë ka thënë ministria spanjolle e shëndetësisë.

“Nuk do ta quaja shqetësim. Ekziston një alarm, i cili nuk është domosdoshmërisht një shqetësim. Unë mendoj se ne të gjithë jemi të bindur se nuk do të jetë si SARS-CoV-2.”

Spanja, Portugalia dhe Britania janë vendet me më shumë raste në shpërthimin e lisë së majmunëve jashtë pjesëve të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore ku është endemike.

Rajoni i Madridit filloi testimin për linë e majmunëve në pesë spitale të ndryshme pasi rastet vazhduan të rriteshin pak në vend.

Situatën e bëri të ditur mikrobiologu Garcia Rodriguez nga ministria spanjolle e shëndetësisë.

Lija e majmunëve
Lija e majmunëve

“Nëse do të ketë një rritje të rasteve në ditët në vijim, kryesisht për shkak të ngjarjeve të caktuara apo partive ku transmetimi është më i lehtë, kjo është e pritshme, por do të ishte shumë larg nga ajo që përjetuam me COVID.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se lija e majmunëve përbën një “rrezik të moderuar” për shëndetin e përgjithshëm publik në nivel global, pasi u raportuan raste në vendet ku sëmundja zakonisht nuk gjendet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika