Lille triumfon me golin vendimtar të Zhegrovës

Pas tri barazimeve radhazi në elitën e futbollit francez, Lille më në fund ka gjetur rrugën tek fitoret duke mposhtur Rennesin në shtëpi, me golin vendimtar të Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova ka vazhduar të tregojë formën e tij të shkëlqyer te skuadra e Lille, e cila arriti të fitojë 1-0 në shtëpi ndaj Rennesit në kuadër të Ligue 1 të Francës.

Në këtë ndeshje, Zhegrova shënoi golin vendimtar në fundin e pjesës së parë, duke përfituar nga një asistim i Jonathan Davidit.

Goli i tij ishte i teti në 18 paraqitje të këtij sezoni, ndërsa ai ka kontribuar edhe me dy asistime.

Megjithatë, sulmuesi kosovar pati një fat të keq në fund të ndeshjes, duke u detyruar të lërë fushën në minutën e 87 për shkak të një lëndimi në kofshën e këmbës së majtë.

Skuadra e tij vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në kampionat.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika