Limaj: Dyshoj se Kuvendi i Kosovës është i konstituar

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e tij si nënkryetar të Kuvendit dhe çështjen e “gjetjes së ditës”.

Limaj ka theksuar se si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, por edhe si pjesëmarrës në ndërtimin e kornizës kushtetuese të shtetit, ai ka dilema serioze lidhur me përbërjen aktuale të Kuvendit.

“Dilema kryesore e imja, si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, është se ‘dyshoj’ që Kuvendi i Kosovës është i konstituar”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, nëse vërtetohet se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë procesit, atëherë gjithë veprimet pasuese e humbin legjitimitetin.

“Në qoftë se do të vijë një konstatim dhe të thuhet se ka pasur shkelje kushtetuese dhe se Kuvendi nuk është konstituar, atëherë vijmë në një situatë ku çdo gjë tjetër është jokushtetuese – edhe afatet, edhe ditët, edhe çdo gjë tjetër bëhet e parëndësishme”, ka shtuar ai.

Limaj gjithashtu ka komentuar edhe qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, nuk e ka dhënë masën e pezullimit, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

“Gjykata Kushtetuese nuk e dha masën e pezullimit; është vendim i saj, ata e dinë mirë arsyen pse. Ama, përderisa nuk ka vendim përfundimtar, kjo çështje mbetet pezull. A kemi konstituim të Kuvendit dhe a e ka shkelur dikush Kushtetutën?”, ka përfunduar Limaj duke shtuar se tashmë në Kuvend ka edhe shkelje individuale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika