Limaj e rithekson: Dalëngadalë po afrohet koha, do të kemi një marrëveshje politike
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës konstituive, ritheksoi se dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj. “Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet […]
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës konstituive, ritheksoi se dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj.
“Dalëngadalë po afrohet koha që Kosova të ketë institucionet e saja. Është e qartë se do të kemi një marrëveshje politike që do t’i japë Kosovës institucionet e saj”.
“Ne si subjekt kemi ofruar një mundësi mbi bazën e kapaciteteve tona, për të qenë të përgjegjshëm dhe për të dhënë kontributin tonë”.
Ndryshe, Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në tentimin e 26-të. Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një dakordim. Deputetët janë pajtuar që seanca e ardhshme të mos mbahet të premten dhe të pushojnë për festën e Bajramit. Për herë të parë, vazhdimi do të mbahet qysh të nesërmen. Pra përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten.
Edhe këtë të mërkurë, dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për ishin 53 deputetë dhe një votoi kundër.















