Limaj: Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj themeluesit e UÇK-së, e shpallësit e pavarësisë
“Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit”, kështu ka deklaruar ish-komandantit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmirë Limaj gjatë vizstës të bashkëluftetarët e tij të cilët janë të paraburgimi në Hagë. Më tej Limaj ka thënë […]
“Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit”, kështu ka deklaruar ish-komandantit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmirë Limaj gjatë vizstës të bashkëluftetarët e tij të cilët janë të paraburgimi në Hagë.
Më tej Limaj ka thënë se bashkëluftëtarët e tij do të dalin faqebardhë nga ky proces gjyqësor.
“Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor”, ka shkruar Limaj.
Limaj është takuar siç i ka quajtur me miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij , Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.















