Limaj jep dy arsye se pse liberalizimi është rrugës

Sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Limaj, nuk është Qeveria Kurti ajo që po sjell liberalizimin në Kosovë por i njëjti po vie si shkak se nuk ka ku shkon më, e njëherit, edhe si shkak i luftës Ukrainë-Rusi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po vjen, por jo si shkak i një letre të poseduar nga ana e Kurtit.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Limaj ka thënë se janë dy arsye se pse liberalizimi i vizave është duke ardhur.

“Se më s’ka ku shkon, nuk ka më banalitet”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “liberalizimi po vjen si shkak jo i asaj letre, por nën një, se jemi bërë bajat, dhe nën dy, si shkak i luftës në Ukrainë”.

Sipas tij, nuk është Qeveria Kurti ajo që po sjell liberalizimin në Kosovë, por problemi kryesor qëndron ai i migracionit dhe institucioneve në Kosovë, përkatësisht shërbimi i tyre.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur, zyrtarisht, në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian kishte vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo për finalizim të procesit kishte vënë kusht që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Më pas më 2018, Komisioni Evropian kishte konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kishte propozuar liberalizimin.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika