Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova është në prag të formimit të një shumice të re parlamentare, e cila do të zhbllokojë ngërçin politik aktual. Limaj ka thënë se shumica formohet përpara se të konkretizohet në Kuvend dhe theksoi se ekzistojnë lëvizje të rëndësishme politike prapa skenës. “Sigurojë se së shpejti […]
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova është në prag të formimit të një shumice të re parlamentare, e cila do të zhbllokojë ngërçin politik aktual.
Limaj ka thënë se shumica formohet përpara se të konkretizohet në Kuvend dhe theksoi se ekzistojnë lëvizje të rëndësishme politike prapa skenës.
“Sigurojë se së shpejti do të ketë shumicë. Kur bisedoni, ka një kod të komunikimit, nuk mundesh me thane po ose jo”, ka thënë Limaj.
Në të njëjtën konferencë për media, Limaj bëri të ditur edhe një zhvillim për partinë e tij: bashkimi i subjektit politik Forumi i Intelektualëve me Nismën Socialdemokrate.
“Sot është lajm i mire për partinë tonë, Nisma. Për anëtarët e simpatizantët. Nga sot e tutje Nismës Socialdemokrate i bashkohet Forumi i Intelektualëve, një grup njerëzish që ka marrë pjesë në koalicionin tonë”, ka thënë Limaj.















