Limaj kritikon opozitën: S’kanë shpjegime përveç mospajtimit

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka kritikuar partitë opozitare për mungesën e shpjegimeve në ndarjen e tyre me Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj situatës politike në Kosovë.

Limaj ka vënë në dyshim deklarimet e opozitës, duke pyetur se çfarë shpjegimi kanë ata për qytetarët përveçse të mos pajtohen. Ai e ka vlerësuar këtë si një mangësi në përkushtimin e tyre për t’i shpjeguar qytetarëve pse ata qëndrojnë kundër politikave të qeverisë aktuale.

Ai ka kritikuar opozitën për sjelljen e tyre që, sipas tij, temë kryesore është prishja e shtetit më shumë se marrëdhënia e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar.

Sipas tij, ndërkombëtarët po thonë se procesi i Kosovës po prishet, duke krahasuar këtë situatë me prishjen e shtëpisë së vendit.

Limaj ka thënë se kryesorja nuk është nëse ndërkombëtarët po flasin apo jo, sipas tij, ata po tregojnë se “është duke u kall shtëpia”,

“Qytetarët e Kosovës gati janë duke u bërë indiferent nga sjellja e kësaj politike. Detyra e opozitës është me ngjallë me dhënë shpjegime, cili është shpjegimi i tyre? Çfarë shpjegimi kanë, përveç nuk pajtohen, dhe po na prishin marrëdhëniet me ndërkombëtarët edhe mbaroi filmi. Ti çfarë roli ki, çfarë po bën ti që mos të prishën marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

“Kryeministri ka mendimin e vet, por me dal me thënë që ne jemi ndryshe, dhe jo me dy fjalë që po na prishin marrëdhëniet. Pasi është ndërkombëtarët po thonë se është duke u prishur procesi i Kosovës, janë duke thënë se është duke u prishur shtëpia juaj mos keni gajle ju me neve, por po prishet vendi i juaj. Shqetësimi kryesor është a po na flet apo jo ndërkombëtari, ai po thotë është duke u kall shtëpia”, ka thënë tutje ai në Debat Plus.

Ai ka shprehur shqetësimin se ndarja dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës dhe Qeverisë po i japin mundësi kundërshtarëve politikë, siç është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, për të përfituar dhe për të shkatërruar marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin ndërkombëtar.

Limaj ka deklaruar se opozita duhet të jetë më aktive në ofrimin e shpjegimeve dhe në komunikimin e qartë me qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika