Limaj: Ky takim foli më shumë për qasje individuale sesa për zgjidhjen e krizës politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas përfundimit të takimit të liderëve të partive politike të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Limaj tha se pas tre muajsh ngërç institucional, ky takim kishte mundësi të ofronte më shumë substancë, por në fakt u shndërrua në diskutim mbi interpretimet e secilit për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas ca muajsh, pas 3 muaj erdhëm tek një takim i tillë,” deklaroi Limaj. “Sot ky takim më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore,” theksoi ai. Sipas Limajt, krizat e tilla nuk mund të tejkalohen pa marrëveshje të mirëfilltë politike mes partive.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika