Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se partia e tij është e gatshme të përgjigjet pozitivisht ndaj një ftese nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth formimit të një qeverie të re.

“Nëse kemi ftesë, do të përgjigjemi dhe do të shkojmë për ta dëgjuar. Ideja ime është formimi i një qeverie të shumicës,” tha Limaj.

Limajt tutje u shpreh se Kosova ka nevojë për një qeveri të bazuar në shumicë parlamentare, duke shtuar se ekziston potenciali për ta bërë këtë realitet.

Propozimi i Abdixhikut është për një qeveri tranzitore, gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte të gjitha subjektet parlamentare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.