Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, para hyrjes në Kuvendin e Kosovës ka komentuar situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit.

Në një deklaratë për media, Limaj ka theksuar se është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje politike për të mundësuar përfundimin e këtij procesi.

“Po shkojmë edhe sot në seancë. Konstituimi i Kuvendit është vështirë të bëhet pa një marrëveshje politike. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në Kuvend. Po pres dhe po besoj që kjo të ndodhë,”, ka theksuar Limaj.

Seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të fillojë pas pak.