Limaj tregon për herë të parë bisedën sekrete dhe takimin me Ibrahim Rugovën

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, ka treguar se ka pasur një raport të afërt me presidentin e parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovën dhe ka treguar disa biseda që i ka bërë personalisht me të, gjatë vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ilustrim

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, është shprehur se pas vitit 1999-të, ka pasur rastin që të ketë një komunikim më të afërt me Rugovën, me të cilin kanë qëndruar së bashku në disa vende.

Gjatë vitit 2001, derisa Limaj ishte pjesë e PDK-së, në kohën kur ata ishin duke negociuar për qeverisjen e që bisedimet ishin zgjatur për qeveri, këto kanë qenë momentet kur Limaj dhe Rugova kanë kaluar kohë së bashku dhe kanë pasur mundësinë që të bisedojnë tema të ndryshme.

Për herë të parë, bisedën të cilën e ka pasur Limaj me Ibrahim Rugovën e ka bërë të ditur për RTV Dukagjini në emisionin “Personale” të Krenare Vokshi-Shala.

“Këtë po e them për herë të parë te ju, kemi biseduar në vitin 1999 përafërsisht në vitin 2000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kemi qenë së bashku, e kam pyetur drejtpërdrejt personalisht [Rugovën]”, ka thënë Limaj.

Pyetja drejtuar Rugovës nga Limaj ka qenë se çfarë është bërë pas vitit 1992, dhe përse Zgjedhjet Parlamentare dhe presidenti i qeverisë nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’u përgatitur për pjesën tjetër në armatim dhe në para.

Sipas tij, Rugova i ka thënë “A të kujtohet kur ka qenë Ministria e Mbrojtjes dhe e Rendit, ne e kemi krijuar prej vitit 1991-1992 ku asnjëherë dhe asnjë sekond nuk kemi menduar ndryshe, duhet të përgatitetmi në të dyja rrugët, nuk kam qenë aq naiv”.

Ku, parasysh e kanë pasur edhe rrugën për të shkuar drejt lirisë, por, duke qenë përballë me Serbinë, ata kishin mbledhur policinë dhe njesinë e mbrojtjes, ku edhe kishin mobilizuar fonde, dhe në gjithë këtë ka pasur strategji dhe plane.

Problemi i cili ishte munduar t’i “shkatërronte” e thënë nga Rugova në atë kohë ka qenë se, gjatë kohës kur kanë qenë të burgosur, çdo gjë që flitej në zyra, interpretohej te të burgosurit, dhe kjo ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së veprimeve për luftë, sepse dikush nga brenda po mundohej që të shkatërronte, pra ai ishte shqiptar por që për ta zbuluar ka qenë e vështirë.

Pasi nuk kanë mundur që ta zbulojnë se kush ishte ai, atëherë ka qenë rrezik që të shkatërrohet Lëvizja Demokratike (LDK) ose të ndërpritej ky aktivitet pas goditjes që kishte marrë Ministria e Mbrojtjes dhe e Rendit, i kishte thënë Rugova.

“Ne e kemi filluar këtë punë, por e kemi ndërprerë sepse jemi shkatërruar nga brenda” i kishte thënë Rugova Limës.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika