Limaj: Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në veri ka thënë se "Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste"

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj





Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi, Limaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë futur në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.

“Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste”, thuhet në reagimin e partisë “Nisma Socialdemokrate”.

Kryetari i Nismës Socialdemokratë për deklaratat e “pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq” ka thënë se “ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë”.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika