Limaj: Zgjedhjet në veri është dashur të shtyhen
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka dështuar në shumë pika sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tij, Kurti ka dështuar në vendimin për konvertimin e targave, në dërgimin ë njësisë speciale në objektet komunale në veri e po ashtu në zgjedhjet në katër komunat veriore. […]
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se ka dështuar në shumë pika sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas tij, Kurti ka dështuar në vendimin për konvertimin e targave, në dërgimin ë njësisë speciale në objektet komunale në veri e po ashtu në zgjedhjet në katër komunat veriore.
Limaj në “Debat Plus”, tha se zgjedhjet në veri është dashur të shtyhen sepse sipas tij nuk mund të jenë legjitime zgjedhjet ku dalin vetëm 4 për qind, të votuesve.
“Dështoi në tabela, kthim prapa, dështoj me polici, dështoj me zgjedhje, ka me u kthy prapa. Ne po e shohim dështim, bota na sheh edhe si aventurë. Të gjithë e kemi ditë se vetëm 4% do të dalin në zgjedhje, pse po futesh në këso aventurash. Një pjesë e territorit të Kosovës që po tenton me vështirësi me u integru po e kthen në çështje sigurie. Krejt këto gjëra kanë qenë të ditura”, ka thënë ai.
Limaj theksoi se mbajtja e peticionit për të mundësuar zgjedhje të jashtëzakonshme është formë anti – kushtetuese.
“Peticioni për zgjedhje është anti-kushtetuese. Me i mbledhë 20% të votave në një komunë si nënshkrime, për zgjedhje asnjë kryetar nuk mund ta përfundoj mandatin. Nëse e krijon atje precedentin, mund ta bësh edhe në komunat tjera të Kosovës. Prandaj kur flet për shtet ligjor bota qesh me ty, je duke e sfidu shtetin, e ke fut shtetin në një rrugë të pashkelur me shumë të panjohura rrugës”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se Kosova tash është dashur të flasë për njohje të reja jo për kompromise të reja e për përsëritje të zgjedhjeve.















