Liman Bllaca, ka mohuar se vëllai i tij Nazim Bllaca ka vdekur

Pas deklaratës të avokatit të Kadri Veselit se Nazim Bllaca ka vdekur, ka reaguar vëllai i tij Liman Bllaca i cili ka thënë se kjo nuk është e vërtetë

Vëllai i Nazim Bllacës, Liman Bllaca për RTV Dukagjinin i ka mohuar pretendimet e avokatit të Kadri Veselit Ben Emmerson, i cili ka deklaruar gjatë konferencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, se Nazim Bllaca ka vdekur.

“Nazim Bllaca është i shnosh si molla, është top formë dhe qaq në top formë që është, është në gjendje me shty Kalimashin me gjoks. Ato janë shpifje dhe shantazhe të Ben Emersonit”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar Emersonin se me qëllim ka bërë deklaratë të rrejshme për ta dëmtuar vëllain e tij.

Tutje, ai është shprehur se me Nazim Bllacën është takuar para një muaji.

“E ka ba një dek të rrejshme Emerson… Emersoni nuk mundet me mbrojte Bllacen ai mundet me fol kundër tij…normal që ato janë ai duhet me folë diçka për me mbrojtë Veselin e me sulmu Bllacën. Unë fola me prokurorë të Eulexit edhe thanë që ai është në top formë… Para 10 min kam folë me prokuorë…është në gjendje të mirë shëndetësore.Me Nazimin kam folë para 2 jave, e kamë parë para 1 muje, kemi nejtë e kemi pi”, ka thënë ai.

Nazim Bllaca publikisht kishte dalë në skenë në vitin 2009  dhe kishte deklaruar për vete se kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe se në emër të kësaj organizate kishte kryer krime të ndryshme.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika