Linde kundërshton pretendimet e Erdoganit për Suedinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është duke kundërshtuar mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Lidhur me këtë çështje, Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde ka thënë se për shkak të dezinformatave të përhapura në masë të madhe rreth Suedisë dhe PKK-së, dëshirojmë të kujtojmë se qeveria e Olof Palme ishte e para pas Turqisë që e shpalli PKK-në si organizatë terroriste

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është duke kundërshtuar mundësinë e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Edogan po argumenton kundërshtimin duke pohuar se të dy vendet nordike janë mbështetëse e organizatë terroriste PKK.

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka kundërshtuar pretendimet e shtetit turk se vendi i saj mbështet Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), transmeton “Telegrafi”.

Ann Linde

“Për shkak të dezinformatave të përhapura në masë të madhe rreth Suedisë dhe PKK-së, dëshirojmë të kujtojmë se qeveria e Olof Palme ishte e para pas Turqisë që e shpalli PKK-në si organizatë terroriste, tashmë në vitin 1984. BE-ja ndoqi shembullin në vitin 2002, kur Ann Linde ishte e ministre e Jashtme e Suedisë. Ky pozicion mbetet i pandryshuar”,  ka shkruar Linde në Twitter.

Përveç Erdogani, edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka kushtëzuar pranimin e suedezëve dhe finlandezëve në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Suedia dhe Finlanda gjatë ditës së enjte kanë dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika