Lionel Messi dhuron miliona euro për Turqinë dhe Sirinë

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi ka dhuruar ndihma në vlerë rreth tre milionë e gjysmë për zonat më të prekura nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, kanë njoftuar mediat turke

Lionel Messi

Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo ka bashkuar edhe një herë shumë persona të fuqishëm financiarisht për të ndihmuar.

Lionel Messi është në mesin e atyre personave që janë aktivizuar menjëherë për të ndihmuar, duke dhuruar miliona euro për zonat e prekura.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e mijëra njerëzve, gjersa ka rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime në mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.

Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit.

Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika