Lipavsky: Të largohen barrikadat nga serbët, Kosova të tregojë përmbajtje

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, u ka bërë thirrje serbëve t’i largojnë barrikadat e vendosura dhe përmbajtje nga ana e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky





Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Lipavsky, u ka bërë thirrje serbëve t’i largojnë barrikadat e vendosura.

Ndërkaq, thirrja e tij drejt Kosovës ishte të përmbahen.

“Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës ndaj pjesëtarëve të EULEX-it. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të largojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, ka shkruar ai.

Situata në veri është tensionuar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Ai akuzohet se “ka organizuar sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.

Situata në veri ishte e tensionuar që nga fillimi i nëntorit, kur përfaqësues të komunitetit serb kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kjo shkaku i vendimit të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Situata ishte qetësuar përkohësisht pas arritjes së një marrëveshje mes dy palëve, në Bruksel.

Por, zgjedhjet ishin planifikuar më 18 dhjetor dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – kishte kundërshtuar mbajtjen e tyre.

Të shtunën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit 2023.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve ishte për të mirën e komunitetit serb në veri në mënyrë që “ta krijojmë një hapësirë disamujore që të hiqet frika e të votohet lirshëm”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika