Vetëm një pediatër është i punësuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Sikur secilit prej punëtorëve, edhe ai ka shfrytëzuar të drejtën për pushim vjetor, por duke qenë i vetmi, shërbimet e pediatrit, po i ofron një mjek familjar.

Megjithatë, mungesa e pediatrit, sipas Shahadije Bikliqi Dragacinës, njëherësh asambleiste e Kuvendit Komunal në Lipjan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, përbënë keqmenaxhim nga pushteti lokal.

“ Unë personalisht e kom pas fatin të vij dhe mos të gjej pediatrin aty. Kjo nuk le zgjidhje tjetër pos të dergojmë fëmijet tek pediatri në klinika private, ne kemi marr edhe ankesa të tjera dhe mendojm se është një keqmenaxhim i udhëheqësve në Komunë”, ka deklaruar  Shehadie Bikliqi Dragacina-Lëvizja Vetëvendosje.

Zevendesim për këtë periudhë të pushimit në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Lipjan, thonë se nuk mund të bëjnë.

Drejtori i QKMF-së,  Agim Krasniqi thotë se deri para një përiudhe në shërbim të fëmijeve ishin dy pediatër por që njëri është larguar nga Lipjani.

“Afërsisht roli i pediatrit në kujdes primarë është vetëm konsulent dhe gjatë javës i kemi 180 deri në 200 vizita te pediatric, në munges të tij këtë duhet ta mbuloj mjeku familjarë”, ka deklaruar Agim Krasniqi-Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Duke e parë fluskin e pacientëve, Drejtoria e Shendëtsis, thoën se kanë tentuar ta plotësojën këtë pozitë, por nuk ka pasur të interesuar.

“Kemi hap disa herë konkurs por nuk ka pas asnjë të intëresuar për këtë pozitë dhe kështu që vizitatë në rastë kur mungon pediatri i kryejnë mjeku specialist”, ka rrëfyer  Shkelzen Hajdini-Drejtor i Shëndetësisë në Lipjan.

Sipas pushtetit lokal, pediatri aktual punon pesë ditë në javë derisa thonë se ka nëvoj se paku edhe për një pediatër.