Lirak Çelaj: Artistëve të rinj po u mungon entuziazmi dhe vullneti për krijim

Me një sy kritik në rrjedhën e kohës, Lirak Çelaj ka thënë se botës së artit tani i mungon entuziazmi dhe vullneti për të krijuar nga artistët e rinj

Lirak Çelaj, aktor. Emisioni Reload, RTV Dukagjini, 28 shkurt 2024.

Aktori i njohur, Lirak Çelaj, ka përkujtuar kohën kur ishte student në periudhën e viteve 1991-95.

Ai ka theksuar atë kohë ishte e  vështirë për të aplikuar në Fakultetin e Arteve, por se ka pasuar një entuziazëm të madh për artin.

Çelaj ka theksuar rëndësinë e teatrit Dodona dhe rolin e Enver Petrovcit si drejtor, duke e quajtur një “oazë” për ta.

Ai ka ndarë përvojat e tij në kohën kur me kolegët e tij ishin pjesë e Teatrit ku bënin prova dhe mbanin mësim para se të dëboheshin nga Fakulteti.

Në lidhje me aplikimet në Fakultetin e Arteve, Çelaj ka treguar se ka pasuar një konkurrencë të fortë në atë kohë dhe se vetëm shtatë persona janë pranuar nga 250 aplikues.

“Ne si degë kemi pasur një fat në fatkeqësi krahasim me fakultet tjera,  pasi pak para se me u dëbu prej fakulteteve është hapur teatri Dodona, edhe duke qenë që Enver Petrovci ishte drejtor, aty na u kriju një far oaze neve edhe kamufloheshim si trup amator bënim  prova në fakt mbanim mësim, por para pushtetit thoshim se se jemi trupa teatror, pra për drejtimin tonë ishte mirë”, ka thënë Çelaj në emisionin Reload. 

Ai ka shtuar se numri i njerëzve që aplikojnë në Fakultet ka rënë.

“Ka qenë periudhë e vështirë në atë kohë për me apliku shembull gjenerata ime 250 kanë aplikuar për shtatë persona që jemi pranuar. Ka qenë garë shumë serioze, tash veç po mendoj se nuk kemi numër të banorëve për me prodhu kaq shumë aktorë, prandaj edhe ka ra numri i njerëzve që aplikojnë në fakultet mendoj se është dashur që ti rishikojnë këto politika Fakulteti i Arteve. Ka qenë punë e vështirë po në atë kohë kemi pasur entuziazëm shumë të madh, gjëja e fundit që e kemi menduar ka qenë parja”, ka theksuar ai.

Çelaj ka theksuar se në atë kohë, vullneti dhe emocioni ishin shumë të rëndësishëm për artistët e rinj, ndërsa sot sipas tij, mungon pak entuziazmi për të krijuar dhe për të shprehur ambicie artistike.

“Mbi të gjitha shumica e kolegëve që kemi qenë as që e kemi mëndu parën, kanë qenë disa shfaqje të cilat kanë pasur shikueshmëri pak më shumë, të cilat ju kanë sjellë aktorëve disa të hyra sa për xhep. Kemi pasur shumë vullnet e shumë emocion, që tash mungon pak ai entuziasti për me kriju, domethënë ambicia për me hy në punë mua nuk më duket ambicie artistike. Unë kisha pasur qejf t’i dëgjoj aktorët duke thënë se kanë qejf ta realizojnë atë vepër ose diçka të tillë. Mbi të gjitha tek një artist  duhet mbizotëroj edhe ideja dhe vullneti për me kriju diçka”, ka thënë Çelaj.

Sipas tij, shoqëria është bërë më materialiste, dhe se kjo ka prekur pjesën më të madhe të artistëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika