Senzacioni i vitit në TikTok!

I riu nga Prishtina që premton shumë, Liridon Tahiri, i njohur me emrin artistik Liri pritet të lansojë këngën e tij më të re të premtën e 15 dhjetorit.

Kënga e re e titulluar – Buena, pritet të lansohet rreth orës 18:00 në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Buena – Nga gjuha spanjolle e përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë “E bukur”.

Raportohet se videoklipi i muzikës është xhiruar në Austri, respektivisht në qytetin e Vienës.

Ndryshe, artisti Liri pak kohë më parë kishte lansuar edhe këngën e titullar “Maybach”, e cila tashmë ka arritur rreth 4 milion shikime.

Liri ndryshe numëron edhe projekte të shumta në YouTube që kanë grumbulluar miliona klikime.

Këngët e tij gjithashtu janë bërë virale edhe nëpër platforma të ndryshme si TikTok.