Liria e shtypit, gazetarët në Kosovë “përballen me stres, presion e ankth në punë”

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”.

Në këtë panel u theksua fakti se gazetarët përballen me stres, presion e ankth e që kjo ndikon në shëndetin e tyre mendor.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, theksoi në dy tri vitet e fundit sulmi ndaj gazetarëve është shtuar sidomos në veriun e Kosovës, dhe se kjo sipas tij, ka pasur ndikim në shëndetin mental, transmeton KP.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që, sipas saj, punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën publike.

Ajo ka shkruar në Facebook se, epoka e sotme karakterizohet nga ritmi i shpejtë i informimit, ku sfida për dallimin e faktit nga interpretimi është gjithnjë e më e madhe.

Sipas Haxhiut, roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve, duke shtuar se kur e vërteta cenohet apo lajmi ngatërrohet me manipulim, qytetari humb orientimin dhe demokracia dobësohet.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika