“Liria ka emër” falënderon të gjithë ata që kontribuan në “Marshin për Drejtësi”: Ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi", për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi” për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Eliza Hoxha tha se dje ishte një ditë madhështore, në të cilën, tërë Kosova u bashkua për historinë e saj.

“Dje ishte një ditë madhështore. Të gjitha rrugët dje quan në Prishtinë. Dje, Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje, Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve tanë. Përulësisht faleminderit për të gjithë ju. Një falenderim i veçantë për ju media, për peshën dhe hapësirën që i dhatë marshit dhe mesazhit unifikues që përçuat”, tha tutje Hoxha.

Hoxha theksoi se maturia e qytetaria e treguar dje ishte për t’u admiruar.

“Na kishte marrë malli me i pa krejt bashkë, me e pa rizigjimin e Kosovës me krejt ngjyrat e saj. Por, krejt kjo do të ishte e pamundur pa vullnetarët që ndihmuan në organizim dhe mbarëvajtje, bashkë me Policinë e nderuar të Kosovës. Maturia e qytetaria e djeshme ishte për t’u admiruar. Faleminderit!”, tha Hoxha.

Në anën tjetër, Ismail Tasholli falënderoi bizneset, komunat, bashkësitë fetare dhe të gjitha grupet e tjera shoqërore.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli

“Zemrën e madhe të bizneseve që gjithmonë kur është në pyetje UÇK-ja nuk kursejnë asgjë.

Afishet, bluzat, posterat, mesazhet, flamujt e çka jo tjetër, u bënë të mundura nga ata vetë. Faleminderit! Komunat e Kosovës, bashkë me kompanitë e transportit që i mundësuan gjithsecilit të vijnë në Prishtinë dje. Faleminderit! Ky marsh e ky mesazh nuk do të shkonte te të gjitha audiencat pa personalitetet me influencë kulturore brenda dhe jashtë Kosovës. Falënderojmë edhe bashkësitë fetare, sportistë, klubet e sportit, tifozët, shoqatat e dala nga lufta që nuk kursyen asgjë”, tha Tasholli.

Tasholli theksoi se “Marshi për drejtësi” ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar.

“Familjarëve të Çlirimtarëve tanë, faleminderit që ishit dje me ne. Ky nuk ishte vetëm një marsh i rëndomtë, ky ishte marshi ynë i dinjitetit qytetar, që di të peshojë vlerat themeltare të saj. E Kosova më shumë se kurrë ka nevojë të jetë bashkë sot. Faleminderit!”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika