“Liria ka Emër” më 15 tetor nis marsh me motoçikleta nga Prishtina në Hagë
Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 15 tetor do të nisë një marshim me motorra nga Prishtina deri në Hagë. Lajmin e bëri të ditur njëri nga organizatorët, Ismail Tasholli, përmes një video-adresimi, ku theksoi se ky udhëtim do të kalojë nëpër disa vende të Evropës. Sipas tij, motoristët pritet të mbërrijnë në […]
Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se më 15 tetor do të nisë një marshim me motorra nga Prishtina deri në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur njëri nga organizatorët, Ismail Tasholli, përmes një video-adresimi, ku theksoi se ky udhëtim do të kalojë nëpër disa vende të Evropës.
Sipas tij, motoristët pritet të mbërrijnë në Hagë më 19 tetor, pas një udhëtimi disa-ditor që ka për qëllim të përcjellë një mesazh solidariteti.















