“Liria ka Emër” me mesazh nga qytetet: “Në emër të popullit – shpalleni të pafajshëm!”

Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, platforma ka përcjellë mesazhin “Në emër të popullit – shpalleni të pafajshëm!”, duke theksuar se kjo thirrje po jehon nga qyteti në qytet.

“‘NË EMËR TË POPULLIT – SHPALLENI TË PAFAJSHËM!’ Nga qyteti në qytet, një mesazh që nuk ka nevojë për përkthim: populli e ka dhënë fjalën e tij”, thuhet në postimin e “Liria ka Emër”.

Platforma e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Kosova është me çlirimtarët e saj”.

Ky postim vjen në kuadër të aktiviteteve publike në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa më 12 shtator në Prishtinë do të mbahet Marshi për Liri.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Të fundit nga rubrika