“Liria ka Emër” nis fushatë të gjerë për ish-krerët e UÇK-së, Tasholli shpalos aktivitetet

Ideatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë aktivitetet sensibilizuese në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në emisionin FIVE, ai tha se mesazhet e kësaj nisme i paraprijnë vendimit që, pritet të merret muajin e ardhshëm, duke e cilësuar këtë si thirrje për kthimin e tyre në Kosovë.

Tasholli për ish-krerët e UÇK-së i përshkroi si pjesë të një projekti të rëndësishëm kombëtar, ndërsa sqaroi edhe përdorimin e termit “Liberators”, duke thënë se është përkthim nga latinishtja i fjalës “çlirimtarë”.

“Po kjo është një lloj thirrje që të kthehen në tokën ku i përkasin.  Ata atje janë si çlirimtarë si Kosovë dhe si projekti më i rëndësishëm kombëtar nëse mund të themi në 200 vitet e fundit, dhe në vazhdën e kësaj e kemi përçuar atë mesazh për me i kthy aty ku përkasin në Kosovë”, ka theksuar ai.

Ai njoftoi se të dielën, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të zhvillohet një aktivitet  ku artistë nga të gjitha trojet shqiptare do të realizojnë vizatime të ndryshme në një muri të imporvizuar për padrejtësinë ndaj ish-krerëve të UÇk-së.

Sipas tij, aktiviteti do të zgjasë tre ditë dhe do të përfshijë ekspozita dhe ngjarje të ndryshme kulturore.

Po ashtu, janë planifikuar edhe bashkëbisedime me fëmijët e dëshmorëve dhe familjarët e viktimave të luftës, që pritet të mbahen në qytete të ndryshme të Kosovës.

Tasholli tha se synimi i këtyre aktiviteteve është “rikthimi i tregimit të luftës në vendin që i takon”, duke e cilësuar luftën si tregimin më të pastër dhe më të drejtë të popullit shqiptar.

Në sheshin e Prishtinës tashmë është vendosur një baner me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së me mbishkrimin “Liberators – Bring Them Home”.

Fushata e platformës “Liria ka Emër” do të zgjasë për rreth një muaj e gjysmë, me aktivitete të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika