Liria ka Emër: Populli i Kosovës dha mesazhin e qartë – çlirimtarët janë të pafajshëm

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, në konferencën e fundit për media në Prishtinë, falënderoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen masive në “Marshin për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në Hagë.

Hoxha e cilësoi marshin si një aktivitet dinjitoz dhe madhështor. “Mesazhi ishte i qartë, si në fotografi ashtu edhe në përmbajtje: Populli i Kosovës i shpalli çlirimtarët plotësisht të pafajshëm”, tha Hoxha.

Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për organet e sigurisë për bashkëpunimin, si dhe për kompanitë dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e marshit.

Duke folur për aktivitetet e zhvilluara para marshit të 12 shtatorit, Hoxha falënderoi komunat për organizimin e “Orëve të Pritjes”, si dhe qytetarët dhe organizatat që i kanë vendosur ato në mënyrë vullnetare. Hoxha shprehu mirënjohje të veçantë edhe organizatave të dala nga lufta dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për aktivitetet e përbashkëta në shtatë Zonat Operative, nën siglën “Zjarret e Lirisë”.

Platforma “Liria ka Emër” shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjitha bashkësitë fetare, grupet kulturore e sportive, komunitetet joshumicë, partitë politike dhe bizneset që kanë mbështetur në vazhdimësi marshin dhe aktivitetet e platformës.

Gjatë ditës së sotme, platforma “Liria ka Emër” ka organizuar konferencë me titull “Lufta për UÇK-në”, ku akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe shoqërisë civile kanë trajtuar çështje që lidhen me kujtesën kolektive, historiografinë, rrëfimet për luftën dhe riinterpretimet që po derivohen nga proceset juridike.

Nga data 15 shtator, platforma “Liria ka Emër” zhvendos aktivitetet e saj në Hagë, ku së bashku me diasporën shqiptare do të organizojë aktivitetin “Nata e Pritjes”.

Më 16 shtator, platforma pret vendimin përfundimtar për çlirimtarët dhe shpreh shpresën për një ditë feste për Kosovën. Në përmbyllje, Eliza Hoxha falënderoi të gjitha mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rrugëtimin gjashtëvjeçar të platformës “Liria ka emër”. “Faleminderit për bashkërrugëtimin dhe mbështetjen tuaj tash e gjashtë vjet”, përfundoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika