Liria Ka Emër: Raporti ndërkombëtar konfirmon shqetësimet, drejtësia duhet të mbrohet nga devijimet e Gjykatës Speciale

Platforma Liria Ka Emër ka reaguar ndaj raportit të publikuar nga “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, duke e cilësuar atë si një sinjal serioz për mënyrën e funksionimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas këtij reagimi, raporti ndërkombëtar përbën një analizë profesionale të juristëve dhe ekspertëve të pavarur, të cilët kanë shqyrtuar përputhshmërinë e punës së Dhomave të Specializuara me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Platforma “Liria Ka Emër” e vlerëson si jashtëzakonisht shqetësues raportin e organizatës prestigjioze ndërkombëtare “Bar Human Rights Committee of England & Wales”, një trup me reputacion kredibil në mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.

Ky raport nuk është produkt i qëndrimeve politike apo i narrativave emocionale, por i analizës profesionale të juristëve dhe ekspertëve të pavarur, të cilët kanë shqyrtuar funksionimin e Dhomave të Specializuara në raport me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet universale të gjykimit të drejtë.
Gjetjet për shkeljet e të drejtave të njeriut, paraburgimin e zgjatur, pabarazinë e dukshme mes palëve dhe devijimet procedurale nuk mund të trajtohen si çështje të dorës së dytë. Ato përbëjnë sinjale serioze për një proces që e ka humbur balancën themelore të drejtësisë së paanshme.
Është e papranueshme që standardet bazë të një gjykimi të drejtë të vihen në pikëpyetje, veçanërisht kur bëhet fjalë për procese që prekin figurat kyçe të historisë së luftës sonë çlirimtare. Çdo perceptim i ndikimit politik apo selektivitetit në drejtësi e dëmton rëndë besimin publik dhe vetë legjitimitetin e procesit gjyqësor.
“Liria Ka Emër” thekson se mbrojtja e drejtësisë nënkupton edhe mbrojtjen e parimeve themelore mbi të cilat qëndron një sistem i drejtë gjyqësor. Kur këto parime cenohen, nuk dëmtohen vetëm të gjykuarit, por vetë sistemi i drejtësisë. Prandaj, kërkohet me qartësi që Dhomat e Specializuara të veprojnë me transparencë të plotë, paanshmëri dhe respekt të pakushtëzuar të të drejtave të njeriut, duke larguar çdo dyshim për ndikim të jashtëm apo qasje të njëanshme.
“Liria Ka Emër” thekson se vetëm një drejtësi e tillë mund të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të garantojë se e vërteta historike po trajtohet me dinjitet dhe profesionalizëm”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika