“Liria ka Emër” sot mban protestë në Berlin nën moton “Jo në emrin tim!”

“Jo në emrin tim”, sot protestohet në Berlin dhe Prishtinë
Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor, para Parlamentit gjerman në Berlin, në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:00, para ndërtesës së Reichstagut, në adresën “Platz der Republik 1”.
Ky tubim vjen pas protestës së mbajtur dje nga diaspora në Munih të Gjermanisë.
Ndërkohë, në Prishtinë do të mbahet protesta e 19-të me të njëjtën moto. Tubimi është paralajmëruar për orën 19:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Në kuadër të protestës “Jo në emrin tim” kërkohet edhe miratimi nga Kuvendi i Kosovës i projektligjit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika