Skuadra prizrenase ka arritur të rikthehet në Superligë e Kosovës në Futboll, për herë të parë që nga sezoni 2018-19, pasi ka arritur të mposhtë Ferizajin në ndeshjen e barazhit pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 3-0.

Përgjatë 120 minutave lojë, ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Më meritori për fitoren e Lirisë dhe inkuadrimin e bardhezinjëve në Superligë ishte gardiania Drilon Hodaj i cili arriti t’i pres dy penallti.

Liria është skuadra e fundit e cila kompleton listën e 10 skuadrave pjesëmarrëse në Superligë për sezonin 2023-24.

Ndërsa Ferizaj vetëm pas një sezoni kthehet sërish në Ligën e Parë të Kosovës,