Liridon Leci do të jetë analist i ri i “Dueli Sportiv”

Liridon Leci i është bashkuar ekipit të analistëve të emisionit Dueli Sportiv në RTV Dukagjini. Leci do të jetë krahas Bylbyl Sokolit dhe Faruk Statovcit si vlerë e shtuar e analizës sportive në emision

Emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini si analist i rregullt do t’i bashkohet edhe Liridon Leci.

Krahas Bylbyl Sokolit dhe Faruk Statovcit, Leci do të jetë një vlerë e shtuar për të kompletuar panelin fantastik të emisionit sportiv më të shikuar në Kosovë.

Analizat e detajuara, përvoja në futbollin vendor, janë disa nga karakteristikat e veçanta të ish-futbollistit.

Gjithashtu, 38-vjeçari shihet edhe si një nga trajnerët më me perspektivë në vendin tonë.

Emisioni i udhëhequr nga Ndrec Gjonaj dhe Kadrie Canolli do të sjellë risi për publikun edhe në vazhdim.

Qëndroni me ne, shikojeni Duelin Sportiv!

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika