Lirimi i policëve, Shala: Është moment reflektimi për shqiptarët me zbut gjuhën ndaj ndërkombëtarëve
Azdren Shala nga PSD për lirimin e tre policëve ka thënë se falënderimi i shkon SHBA-së dhe akterëve tjerë që kanë ndikuar në këtë rast. “Kjo çështje nuk duhet të kalojë…për ne ngapak duhet edhe Qeveria Kurti të reflektojë edhe herave tjera me u koordinu me ndërkombëtarët”, ka thënë Shala duke shtuar se edhe pse […]
Azdren Shala nga PSD për lirimin e tre policëve ka thënë se falënderimi i shkon SHBA-së dhe akterëve tjerë që kanë ndikuar në këtë rast.
“Kjo çështje nuk duhet të kalojë…për ne ngapak duhet edhe Qeveria Kurti të reflektojë edhe herave tjera me u koordinu me ndërkombëtarët”, ka thënë Shala duke shtuar se edhe pse “akuzuam” SHBA-të, pa të nuk mundëm t’i “lirojmë” policët e kidnapuar nga forcat serbe.
“Ky është një moment reflektimi edhe për shqiptarët me zbut gjuhën ndaj faktorit ndërkombëtar, pa të cilët nuk po mund të ja dalim”, ka thënë tutje Shala në “FIVE“.
Shala ka shtuar se lirimi i policëve ishte kushti që duhej plotësuar Serbia karshi faktorit ndërkombëtar, mdërsa Kosova duhet të nis tërheqjen e Njësive Speciale, edhe duhet të shkojë në zgjedhje.
“E rëndësishme është që situata po de-eskalohet, po kthehet në normalitet”, ka shtuar ai.
Tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, janë liruar këtë të hënë, pasi ishin kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.
Lajmin e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).















