Lirohen nga akuza katër ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2 për rastin "Afera e Hidrocentraleve". Të liruarit nga akuza janë, Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiq, Besim Beqa, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka

Ilustrim





Të martën e tetë nëntorit, Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga akuza ish-ministrat e Qeverisë Thaçi 2.

Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Besim Beqaj, Nenad Rashiq dhe të dyshuarit Fllanza Hoxha e Arben Gjuka janë liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare për rastin “Afera e Hidrocentraleve”. Trupi gjykues ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të gjithë te akuzuarve.

Aktgjykimi për rastin “Afera e Hidrocentraleve” është bërë të martën në Departamentin Special të Gjykatës Themelore nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Në seancën e parafundit, Prokurori Special Atdhe Dema, ka kërkuar nga gjykata dënimin e të akuzuarve, ndërsa mbrojtësit e të akuzuarve Beqaj dhe Hoxha, avokatët Besnik Berisha dhe Artan Qerkini, kishin thënë se prokurori nuk ka arritur të vërtetojë gjendjen faktike si në aktakuzë.

Ndërsa, në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka lënë në fuqi vendimin e  gjykatës së shkallës së parë, që kishte konfirmuar aktakuzën ndaj të akuzuarve Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, Fllanza Hoxha dhe Arben Gjuka.

Shqyrtimi kryesor në lidhje me këtë rast ka filluar më 1 korrik të vitit 2021, gjatë kësaj seance të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e PSRK-së.

 





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika