Lirohen nga pagesa e trafikut urban disa kategori

Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim që të lirojë disa kategori nga pagesa e përdorimit të trafikut urban.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga komuna,në të cilin thuhet se, vendimi është marrë me qëllim për të nxitur qytetarët të përdorin transportin publik.

“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se, ky vendim është marrë në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë.

“Vendimi është marrë për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës, kishte marrë vendim për të përgjysmuar pagesën e çmimit të biletës së autobusit për disa kategori.

Por, ky vendim nuk ishte pritur mirë nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës, e cila e kishte parë si vendim të padrejtë.

Ndërkohë, më 14 mars, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, kishin dorëzuar padi për anulimin e këtij vendimi.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, kishte deklaruar se një vendim i tillë i Qeverisë i ka dëmtuar bizneset.

Kjo sepse, sipas tij, po përballen me një situatë të vështirë.

“Po jetojmë me një situatë jashtëzakonisht të vështirë qoftë për qytetarët qoftë për bizneset. Por, ja që fati deshi sot të përballemi me gjykatë me të vetmin qëllim që t’i mbrojmë interesat e komunitetit të biznesit, të mbrojmë interesat e sektorit privat, në këtë rast transportit rrugor”, kishte thënë Kurtishaj pas dorëzimit të padisë në gjykatë.

Përmes kësaj padie, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, ka kërkuar anulimin e vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Shija e redaktorit

Ballkani me fitore historike, një hap larg kualifikimit në Ligën...

Ballkani ka fituar ndeshjen ndaj Shkupit në kuadër të play-offit të Ligës së Konferëncës në Stadiumin “Todor Proeski” në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ekipi...

KB Prishtina bëhet pjesë e garës më të re të...

Kryetari i Klubit të Basketbollit Prishtina, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se klubi i tij ka marrë ftesën për pjesëmarrje në garën më...

DokuFesti me turistët e huaj, infuzion për ekonominë e Prizrenit

Dhjetëra e mijëra vizitorë vendorë e ndërkombëtarë kanë shkelur rrugëve të qytetit të Prizrenit gjatë javës së fundit. Shkaku i këtij fluksi turistësh në kryeqytetin historik...

Më të lexuarat

“Kemi pritur mjaft, është koha për paqe” thonë qytetarët në...

Grafitet e vendosura dhe patrullat e Policisë, janë pamjet që po e shoqërojnë Mitrovicën Veriore gjatë së enjtes së 18 gushtit. Të heshtur por në...

Escobar pas takimit me Kurtin: Asociacioni duhet të formohet sipas...

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka thënë se...

Mandl kërkon sqarim nga BE-ja për referimin ndaj kryeministrit Kurti...

Në njoftimin e faqes zyrtare të Bashkimit Evropian(BE) për takimin që u mbajt të enjten e 18 gushtit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, është...

Të fundit nga rubrika