Lirohen nga paraburgimi tre të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjecares

Gjykata Supreme ka liruar tre të miturit të cilët dyshohen se e kanë dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare

Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata Supreme, i ka liruar tre të miturit të cilët dyshohen se e kanë dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e konfirmoi, avokati i njërit nga të dyshuarit me iniciale G.R, Besnik Beqiri, i cili tha se kanë kaluar 180 ditë dhe se të miturit nuk mund të qëndrojnë më shumë në paraburgim.

“Sot, nuk munden mu mbajt fëmijët në paraburgim  më shume se 180 ditë, ka qenë proces teknik, sepse nuk mundem me i mbajt në paraburgim mbi 180 ditë. Nëse dënohen përfundimisht mund të kthehen në burg, por tash për tash në paraburgim nuk mund të kthehen më”, ka thënë ai.

Në rast se shpallet fajtor, avokati Beqiri ka thënë se klienti i tij maksimumi mund të dënohet me 10 vite burgim.

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçare në gusht të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika