Lirohet Bajram Bajrami, i ndaluar në Kroaci me urdhër-arrest të Serbisë

Shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate, pas angazhimit të institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me autoritetet kompetente të Kroacisë.

Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, lidhur me pretendime për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, që nga momentet e para të ndalimit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme institucionale për adresimin e rastit.

Më 14 gusht 2026, Gërvalla përmes një shkrese zyrtare drejtuar ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, Damir Habijan, dhe autoriteteve kompetente kroate, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ajo kishte ngritur shqetësimin lidhur me përdorimin e urdhër-arresteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Çështja, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është adresuar edhe gjatë një bisede telefonike mes Gërvallës dhe homologut të saj kroat.

Gjatë kësaj bisede, Gërvalla ka mbajtur qëndrimin se qytetarët e Kosovës nuk mund të mbahen të ndaluar mbi bazën e pretendimeve të Serbisë dhe se, për veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës, kompetenca u takon institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e ka cilësuar lirimin e Bajramit si dëshmi se qytetarët e Kosovës nuk do të mbeten vetëm përballë përpjekjeve të Serbisë për ndjekjen dhe ndalimin e tyre përmes mekanizmave ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika