Lirohet Gani Geci

Të premten pasdite është liruar nga burgi i Smrekonicës ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Geci ishte shpallur fajtor pasi në gusht të vitit 2014, në Skenderaj, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.

Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Geci sapo doli nga burgu në një prononcim për media kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ata që kane nevojë për zgjedhje, janë munduar për me shku në zgjedhje. Unë nuk e di pse janë munduar votat i kanë pasur. Çka iu ka vy me shku në zgjedhje. (për deputet) se lejon ligji për zgjedhje, duhet me pas tri vjet pushim… E kam thënë moti ata janë një brumi politik, LVV, PDK”, ks thënë Geci.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika