Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar më herët gjatë ditës nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci bëri të ditur se i riu tashmë është i lirë, ndërsa theksoi se procedura ndaj tij vazhdon.

“Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon!”, ka shkruar Koci.

Më herët gjatë ditës, avokati kishte njoftuar se i riu ishte ndaluar gjatë udhëtimit nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa sipas informacioneve të tij, gjatë kontrollit të automjetit ishte gjetur një emblemë e UÇK-së nën ulëse.

Dyshohet se autoritetet serbe kanë ndaluar një të ri nga Kosova në Horgosh