Lirohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së që dyshohet se plagosi dy të rinj serbë

Gjykata Themelore në Ferizaj  ka vendosur që t’ia zëvendësojë masa e sigurisë ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Kurtaj dyshohet se ka plagosur dy qytetarë serbë me 5 janar.

Ndërkaq, Kurtaj është deklaruar i pafajshëm.

“E kam kuptuar aktakuzën, gjithçka e kjartë. I kuptoj të drejtat e mia. Ndihem i pafajshëm, nuk e pranoj fajësinë për asnjërën vepër penale”, ka thënë Kurtaj.

Ndërkaq, avokati i të dëmtuarve ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit.

“Në aktakuzë është propozu që të vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të procedurës gjyqësore dhe konsideroj dhe fjalët e mbrojtësit te te akuzuarit jane te pasakta. Konsiderojmë se edhe me tutje egIsotjne kushtrt ligjore per masën e paraburgimit e para se gjithash per shkak te peshës se vepres penale dhe shqetesimit te madh te opinionit, te cilin e ka shkaktuar kjo veper. Jane plagosit dy djeme ku ne vlersojme se pershkrimi faktik ne aktakuze nuj i pershtatet kualifikimit te vepres”, ka thënë avokati.

Prokurori Fatos Ajvazi  ia lë ne dorë gjykates vendimin për lirim ose vazhdim të paraburgimit

“Tani jemi në një fazë të rastit qe prokurori ka përfunduar hetimet dhe i ka parashtruar aktakuzë të kësaj gjykate, ndaj të pandehurit dhe tani është seanca e dyte që caktohet për këtë cështje penale. Ne i lëmë në vlerësim gjykatës qe tu vlerësoj rrethanat, në mënyrë që të vendosë për vazhdimin apo ndërprerjen e paraburgimit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika