Lirohet nga akuza për trafikim me narkotikë Naser Kelmendi

"Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë"

Naser Kelmendi

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka bërë të ditur se kanë liruar nga akzukat për trafim me narkotikë, Naser Kelmendin, për të cilien sihte dënuar me 4 vjet d 8 muaj burgim.

Në njoftimin e Apelit thuhet se lirmi nga akzuat për narko-trafikim është bërë “sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë”.

“Prishtinë, 25 gusht 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit N.K, av.Besnik Berisha, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR.nr.32/2019, të datës 18.05.2023, e ka ndryshuar.

Gjykata Themelorë në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktgjykimin e PKR.nr.32/2019, të datës 18.05.2023, të akuzuarin N.K e ka shpallur fajtor për veprën penale, prodhimi i paautorizuar dhe vënia në qarkullim e narkotikëve sipas nenit 245 paragrafi 1 dhe 2 i LPJ (RSFJ) dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj.

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, do të publikohet në ëeb faqen zyrtare, në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika