Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, është liruar nga një burg në SHBA, pasi kreu gati dy vjet për akuza për trafik droge dhe pastrim parash.
Coronel u dënua me tre vjet burgim në nëntor të vitit 2021, pasi u deklarua fajtore për akuzat në lidhje me perandorinë e narkotikëve të burrit të saj.
Dënimi i saj përfshinte gjithashtu katër vjet lirim të mbikëqyrur dhe një konfiskim prej 1.5 milionë dollarësh.
Lirimin e saj e ka konfirmuar Byroja Federale e Burgjeve.
Siç ka raportuar BBC, besohet se 34-vjeçarja la një shtëpi përgjysmë në Kaliforni, ku u zhvendos nga burgu federal në qershor.
Burri i saj po vuan një dënim të përjetshëm në një burg supermax në Kolorado.
Muajin e kaluar, ai i dërgoi një letër të shkruar me dorë, ku kërkonte që gruaja dhe dy vajzat e tyre të lejoheshin ta vizitonin në burgun e sigurisë maksimale.
El Chapo, 66 vjeç, u shpall fajtor në vitin 2019 për drejtimin e kartelit “Sinaloa”.
Organizata kriminale transnacionale me bazë në Meksikë vlerësohet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit amerikan se ka kontrabanduar më shumë se 1000 tonë kokainë, marihuanë, metamfetamina dhe heroinë në SHBA.
Emma Coronel u takua për herë të parë me Guzman kur ishte 17 vjeç dhe konkurronte në një konkurs bukurie lokale.
Babai i saj, Inés Coronel, ishte një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa, i cili aktualisht po vuan një dënim 10-vjeçar në Meksikë për kontrabandë droge.
Guzmán drejtonte kartelin nga strehëza të ndryshme në Meksikën veriore pasi ishte arratisur nga burgu në një karrocë lavanderie në vitin 2001.
Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre në një ceremoni kur Emma Coronel ishte 18 vjeç – megjithëse nuk është e qartë nëse martesa e tyre ishte regjistruar ndonjëherë zyrtarisht në autoritetet meksikane.