Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është liruar nga autoritetet kufitare të Maqedonisë së Veriut, pak orë pasi ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
Pushkolli ka bërë të ditur se, pas intervistimit dhe marrjes në pyetje nga autoritetet maqedonase, është liruar.
Ai ka falënderuar Policinë e Maqedonisë së Veriut për, siç ka thënë, korrektësinë, respektin dhe profesionalizmin gjatë gjithë procedurës.
“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!”, ka shkruar Pushkolli.
