Lirohet nga paraburgimi Gjesti

Këngëtari Gjesti është liruar nga paraburgimi këtë të enjte.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua.

Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se i pandehuri pasi qe ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj te njëjtit kane pushuar arsyet ligjore për te cilën ka qene nen masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykatës kompetente ka bere kërkesë për ndërprerjen e masës se paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Shala.

Kujtojmë se më 11 mars, Prokuroria Themelore në Prishtinë pati njoftuar se këngëtari i njohur Gjesti ishte ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë mbajtje të paautorizuar të armëve, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Më pas, më 13 mars, Gjykata Themelore e Prishtinës i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika